Bota

Shpërthim pranë banesës së Mamdanit, FBI: Akt terrorist!

Në një njoftim të mëparshëm, autoritetet e New York u thanë gazetarëve se protesta u organizua nga Jake Lang, një ndikues i ekstremit të djathtë që mori pjesë në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, të cilit tani i është dhënë amnisti.

I.F
Shpërthim pranë banesës së Mamdanit, FBI: Akt terrorist!
Zohran Mamdani

NEW YORK- Autoritetet në New York City dhe FBI kanë nisur një hetim për një “akt terrorizmi të frymëzuar nga ISIS” pasi dy pajisje shpërthyese të improvizuara u tentuan të vendoseshin pranë rezidencës zyrtare të kryetarit të bashkisë së qytetit, Zohran Mamdani. Sulmuesit, të cilët shpërthyen të dy pajisjet “mund të kishin shkaktuar lëndime serioze ose vdekje”, tha Komisionerja e Policisë së New York City, Jessica Tish.

Incidenti ndodhi të shtunën, raporton BBC, pasi një grup protestuesish u mblodhën jashtë rezidencës zyrtare të Zohran Mamdanit (Gracie Mansion). Në një njoftim të mëparshëm, autoritetet e New York u thanë gazetarëve se protesta u organizua nga Jake Lang, një ndikues i ekstremit të djathtë që mori pjesë në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, të cilit tani i është dhënë amnisti. Sipas autoriteteve, në protestë morën pjesë rreth 100 persona.

Dy të rinj janë arrestuar si të dyshuarit që hodhën shpërthyeset. Ata janë 18-vjeçari Emir Balat dhe 19-vjeçari Ibrahim Qayyumi, të dy nga Pensilvania.

"Ne ishim me fat që pajisjet nuk shkaktuan dëme dhe askush nuk u plagos”, tha Tish gjatë një konference për shtyp të hënën. "Por fati nuk është kurrë strategjik. Pajisje si këto kanë potencialin të shkaktojnë dëme katastrofike."

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon se, ndërsa dy grupet përlesheshin, Balat hodhi një objekt që digjej, i cili u shua vetë pasi goditi një pengesë. Pastaj ai mori një objekt të dytë nga Qayyumi, e ndezi dhe filloi të vraponte përpara se ta hidhte. Tish tha se Departamenti i Policisë së New York (NYPD) mbeti vigjilent në hetimet e tij kundër terrorizmit dhe falënderoi dy nga oficerët që vepruan "pa hezitim dhe pa marrë parasysh sigurinë e tyre" pasi pajisjet u ndezën. Ajo vuri në dukje se analiza e njërës prej pajisjeve tregoi se ishte "një pajisje shpërthyese e improvizuar dhe shumë e rrezikshme".

Po ashtu, bëhet me dije se u gjet një makinë tjetër që lidhej me autorët, ndërsa brenda automjetit u gjet një tjetër objekt i dyshimtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB