Bota

Shpërthyen bankomatin me tritol, njëri prej grabitësve humb krahun, të tjerët e braktisin

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në Rimini të Italisë

E.K
Shpërthyen bankomatin me tritol, njëri prej grabitësve humb
bankomati ne itali

ITALI- Një grabitje e paprecedentë ka ndodhur këtë fundjavë në Rimini të Italisë. Policia italiane ka bërë të ditur se disa persona kanë tentuar të grabisin paratë në një bankomat duke i vendosur atij tritol, por shpërthimi ka shkuar keq.

Tentativa për grabitje ka rezultuar e dështuar, madje njëri prej autotëve ka mbetur i plagosur rëndë gjatë shpërthimit.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një qendre tregtare në Cattolica, një provincë e Riminit. Sipas policisë, 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, por thuhet se është nga Europa Lindore, ka humbur krahun gjatë shpërthimit, si dhe është dëmtuar në fytyrë. Policia thotë se ai është lënë aty nga personat e tjera në mënyrë që t’i vinte ndihma mjekësore.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa më pas i është komunikuar arrestimi në flagrancë nën akuzën e tentativës së vjedhjes së rëndë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB