Bota

Shkrimtari izraelit: Netanyahu po vepron si Millosheviçi

Shkrimtari izraelit shprehet se Netanyahu është si Millosheviçi, pasi po drejton një regjim të egër.

D.XH
Shkrimtari izraelit: Netanyahu po vepron si Millosheviçi
Milloshevic e Netanyahu

JERUZALEM - Shkrimtari izraelit Etan Nechin e krahasoi Benjamin Netanyahun me Slobodan Millosheviçin për shkaktimin e luftës në Gaza dhe zhytjen e vendit në krizë politike.

“I mbyllur politikisht, Netanyahu mund të ndjekë rrugën e ndjekur nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç gjatë rënies së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. Millosheviçi ishte një nga liderët e ish-Jugosllavisë kur federata komuniste po shpërbëhej.

Netanyahut i pëlqen të krahasohet me Churchillin. Por krahasimi me Sllobodan Millosheviçin është më i përshtatshëm”, shkroi Etan Nechin, një autor izraelit, në Platformën X.

Nechin e krahason politikën e Netanyahut me atë të Millosheviçit, për faktin se ai u dha liri lëvizjeve ekstreme nacionaliste serbe për arsyet e tij cinike, raporton TRT.

Gjatë viteve 1990, lideri serb Millosheviç, luajti një rol kyç në ndezjen e një lufte të përgjakshme civile midis serbëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Ashtu si Millosheviçi, Netanyahu sot përballet me një krizë të paprecedentë politike të brendshme dhe shumë akuza janë hedhur në drejtim të tij, që variojnë nga korrupsioni deri te gabimet e sigurisë.

Prandaj, shkrimtari izraelit beson se Millosheviçi inicioi një nga regjimet më brutale të shekullit të njëzetë.

Netanyahu, ashtu si Millosheviçi, u akuzua për gjenocid kundër dy kombeve myslimane. Në anën tjetër, Millosheviçi u akuzua për gjenocid në vitin 2006 dhe vdiq në paraburgimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB