Bota

Skandal në Norvegji, gjinekologu sulmoi seksualisht 87 gra gjatë ekzaminimeve mjekësore

Autoritetet norvegjeze kanë gjetur rreth 6000 orë filmime, shumica janë ekzaminime gjinekologjike të cilat janë regjistruar pa dijeninë e pacientëve.

I.F
Skandal në Norvegji, gjinekologu sulmoi seksualisht 87 gra gjatë
Arne Bye

OSLO- Një nga skandalet më të mëdha të abuzimit seksual është zbuluar në Norvegji. Ish-gjinekologu Arne Bye akuzohet se ka sulmuar seksualisht 87 gra, të moshës 14 deri në 67 vjeç. Autoritetet norvegjeze kanë gjetur rreth 6000 orë filmime, shumica janë ekzaminime gjinekologjike të cilat janë regjistruar pa dijeninë e pacientëve.

Bye ka pranuar para gjykatës 3 nga akuzat për përdhunim dhe 35 raste të tjera të abuzimit me pozitën e tij. Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur objekte të tilla si “deodorant”, “shishe” dhe një objekt cilindrik të paspecifikuar gjatë këtyre ekzaminimeve, pa arsyetim mjekësor, duke i shkaktuar dhimbje pacientëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB