ITALI-Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave ka gjobitur Intesa Sanpaolo S.p.A. me 31.8 milionë euro për mangësi serioze në sigurinë e të dhënave personale, që rezultojnë nga masa të pamjaftueshme teknike dhe organizative. Hetemi zbuloi se një punonjës hyri, pa justifikim, në informacionin bankar të 3,573 klientëve, duke bërë mbi 6,600 kërkime midis 21 shkurtit 2022 dhe 24 prillit 2024.
Shkelja preku edhe klientë të konsideruar “me rrezik të lartë”, përfshirë individë me funksione publike, për të cilët kërkohen nivele më të forta sigurie dhe kontrolli. Këto qasje të paautorizuara nuk u zbuluan nga sistemet e kontrollit të brendshëm, duke nxjerrë në pah dobësi të konsiderueshme në mekanizmat e monitorimit dhe parandalimit, thuhet në deklaratën e Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave, shkruajnë mediat e huaja.
Banka akuzohet për mangësi serioze në sigurinë e të dhënave personale, për shkak të pamjaftueshmërisë së masave teknike dhe organizative të miratuara. Ky ndëshkim dëmton reputacionin e Intesa Sanpaolo, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe sigurinë e saj.