Bota

SKEMA e pagesave! Një vështrim në 34 akuzat me të cilat u përball ish-presidenti Donald Trump

Çdo çek u regjistrua legalisht si pagesë për shërbimet ligjore.

f.t
SKEMA e pagesave! Një vështrim në 34 akuzat me të cilat u
Donald Trump

SHBA-Donald Trump u shpall fajtor nga Gjykata Federale e Manhatan për të gjitha akuzat në ngarkim të tij. Juria në Nju Jork e shpalli atë fajtor në lidhje me 34 akuza për falsifikimin e dokumenteve, një skemë kriminale të dhënies së ryshfetit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-ës. Sipas urdhrit të gjykatës, Trump u përpoq të blinte heshtjen e Daniels në mënyrë që ajo të mos fliste publikisht për marrëdhënien që kishte pasur me të më herët, para zgjedhjeve të vitit 2016. 

Skema e pagesave për blerjen e heshtjes

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Trump dhe të tjerë përdorën një skemë falsifikimi për të zhdukur informacione negative rreth tij dhe për të rritur përspektivat e tij elektorale. Trump u gjet fajtor për të 34-ër akuzat ndaj tij. Akuzat janë të lidhura me një seri çeqesh që i janë shkruar avokatit të tij, Michael Cohen. 11 fatura, 12 kupona dhe 11 çeqe, ishin provat kundër Trump, që përbëjnë veprimet financiare mujore të pagesave të ish-presidentit për avokatin e tij Michael Cohen. Çdo çek u regjistrua legalisht si pagesë për shërbimet ligjore.

Ish-presidenti pagoi shuma të mëdha parash duke përfshirë një pagesë prej 30 mijë dollarësh për një roje në Trump ToWer, i cili pretendoi se Trump kishte një fëmijë jashtë martese. Në një tjetër rast, dyshohet se ka paguar 150 mijë dollarë për një grua që pretendonte se kishte kryer marrëdhënie me Trump. 

Akuza e falsifikimit të të dhënave të biznesit është një nga veprat më të lehta penale në shtetin e Nju Jorkut. Vendimi i gjykatës nuk e pengon Trump që të vazhdojë fushatën për zgjedhjen presidenciale të Nëntorit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB