
ITALI- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia italiane ka vendosur në pranga 4 persona; dy në provincën e Napolit, një në të Viterbos dhe një në burgun e Agrigentos. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një bande kriminale, e cila ishte përgjegjëse për futjen e drogës, telefonave celulare dhe kartave të telefonit brenda disa burgjeve. Me dronë, janë futur sende të paligjshme në: Asti, Saluzzo (Cuneo), Agrigento, Catania, Ascoli Piceno, Benevento, Teramo dhe Ariano Irpino.
Një nga dronët, pultin e komandimit e kishte brenda qelisë, ku një nga të dënuarit e komandonte për ta futur atje ku e donte brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Pasi mallrat futeshin brenda, pajisjet iu shiteshin të burgosurve me çmime goxha të kripura. Një smartphone shitej për mbi 1 mijë euro, ndërsa një celular i thjeshtë kushtonte 300, por për secilin transport kostoja ishte 1500 euro. Për të provuar se e kishin kryer porosinë, si provë kishin videon e xhiruar nga dronët.
Sipas hetuesve, vetëm në periudhën shtator-dhjetor 2023, xhiroja e grupit kapte shifrën e gati 100 mijë eurove.
Gjatë hetimeve janë përgjuar 21 përdorues dhe mbi 10 mijë telefonata. Janë sekuestruar dy dronë dhe më shumë se 60 karta SIM, telefona, aparate celularë dhe mjete të tjera./ZËRI