Bota

Kryeministri sllovak, Rober Fico bën daljen e parë publike që nga atentati ndaj tij në maj

Atij iu desh t'i nënshtrohej një operacioni të gjatë dhe është duke u rikuperuar në shtëpi që nga fundi i majit.

E.K
Kryeministri sllovak, Rober Fico bën daljen e parë publike që nga
Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë mbreme daljen e tij të parë publike që nga atentati i tij në maj. Fico, i cili po shërohet pasi u qëllua katër herë nga afër në mes të majit, foli në një ngjarje në Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, një festë publike në Sllovaki.

Fico, i cili u rikthye në kryeministër pasi fitoi zgjedhjet e shtatorit të kaluar, u qëllua për vdekje teksa përshëndeste mbështetësit në qytetin e Hadlova. Atij iu desh t'i nënshtrohej një operacioni të gjatë dhe është duke u rikuperuar në shtëpi që nga fundi i majit.

Sulmuesi, një 71-vjeçar, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje dhe sulm terrorist. Hetimet për ngjarjen vijojnë ende, ndersa atentati “ndezi” skenën politike në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB