Bota

Stano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi se Prishtina duhet të themelojë Asocacionin, pasi është bazike për respektimin e pakicave në Kosovë.

D.XH
Stano: Së shpejti pritet të fillojë themelimi i Asociacionit
Peter Stano

BRUKSEL - BE shprehet se Kosova ka pasur rastin në 10 vitet e fundit, që të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asocacionit. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi se Prishtina duhet të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, tha Stano për REL.

Ai ritheksoi se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyre moderne europiane, për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të respektimit të të drejtave të pakicave.

Stano shtoi se pret që si pala e Kosovës, ashtu edhe ajo e Serbisë, të vijojë bisedimet, bazuar në këtë draft./ZËRI/

Poll

MOS HUMB