Bota

Stoltenberg: Ukraina pas luftës pjesë e NATO-s

f.t
Stoltenberg: Ukraina pas luftës pjesë e NATO-s
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Jens Stoltenberg duke folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, tha se Ukraina po i shkaktonte humbje të mëdha Rusisë. Sipas tij Ukraina do të bëhet një anëtare e NATO-s, subjekt i reformave pas luftës.

“Sigurisht, ne do të donim që ata të çlironin sa më shumë territor, sa më shpejt të jetë e mundur, por edhe pse vija e frontit nuk ka lëvizur, ukrainasit kanë mundur të shkaktojnë humbje të mëdha mbi pushtuesit rusë”, tha ai.

Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka kritikuar Rusinë për shkaktimin e problemeve masive të lundrimit në Detin e Zi. Duke folur në një takim të Organizatës Ndërkombëtare Detare, ai tha se Rusia nuk duhet të jetë anëtare. Samiti dy-ditor të martën dhe të mërkurën do të përfshijë takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë në nivel të ministrit të jashtëm.

Poll

MOS HUMB