Bota

STUDIMI: Gjendet mikroplastikë në spermën e njeriut

Studimet e fundit kanë raportuar se mikroplastika redukton numrin e spermës dhe ka shkaktuar anomali dhe ndërprerje të hormoneve.

f.t
STUDIMI: Gjendet mikroplastikë në spermën e njeriut
foto ilustruese

KINË-Përqendrime të konsiderueshme të mikroplastikës janë gjetur në testikujt e njeriut, duke ngritur kështu shqetësime se ato mund të ndikojnë në rënien globale të cilësisë së spermës. Ndotja mikroplastike është gjetur në të gjitha mostrat e spermës njerëzore të testuara në një studim dhe studiuesit thonë se kërkimet e mëtejshme mbi dëmtimin e mundshëm të riprodhimit janë alarmante, raporton The Guardian.

Numri i spermës tek meshkujt ka rënë për dekada dhe 40% e niveleve të ulëta mbeten të pashpjegueshme. 40 mostrat e spermës të marra për studim ishin nga burra të shëndetshëm që i nënshtroheshin vlerësimeve shëndetësore paramartesore në Jinan, Kinë. Një tjetër studim i fundit gjeti mikroplastikë në spermën e gjashtë nga 10 të rinjve të shëndetshëm në Itali dhe një studim tjetër në Kinë gjeti ndotësit në gjysmën e 25 mostrave. Studimet e fundit në minj kanë raportuar se mikroplastika redukton numrin e spermës dhe ka shkaktuar anomali dhe ndërprerje të hormoneve.

Ndikimi në shëndet është ende i panjohur, por mikroplastika është treguar se shkakton dëme në qelizat njerëzore në laborator. Miliona ton mbetje plastike hidhen në mjedis dhe shumë prej tyre ndahen në mikroplastikë. Këto kanë ndotur të gjithë planetin, nga maja e malit Everest deri te oqeanet më të thella. Njerëzit dihet se i konsumojnë grimcat e vogla nëpërmjet ushqimit dhe ujit, si dhe i thithin ato.

Në mars, mjekët paralajmëruan për efekte potencialisht kërcënuese për jetën pasi gjetën një rrezik të rritur ndjeshëm për goditje në tru, sulm në zemër dhe vdekje të hershme te njerëzit, enët e gjakut të të cilëve ishin të kontaminuara me plastikë mikroskopike./ZËRI

Poll

MOS HUMB