
SHBA-Një studim 'Global i Mirëqenies' ka zbuluar se të rinjtë në vendet perëndimore janë më të pakënaqur. Në Raportin Botëror të Lumturisë të publikuar së fundmi, Shtetet e Bashkuara ranë në renditjen e tyre më të ulët që nga fillimi i anketës - dhe ky rezultat është për shkak të pakënaqësisë së njerëzve nën 30 vjeç në këtë vend.
Anketa është zhvilluar në 22 vende të ndjekur për pesë vite. Hulumtimi tregon se, megjithëse shqetësimi emocional dhe psikologjik i të rinjve është më i theksuar në vendet e pasura, siç janë Shtetet e Bashkuara, ai ndodh në të gjithë botën.
Ky zbulim sugjeron që, në kundërshtim me hipotezën materialiste, pasuria nuk është një burim i madh rehatie metafizike - dhe efekti i mirëqenies së pjesëmarrjes fetare është relativisht i pavarur nga faktorët ekonomikë. PBB-ja për frymë, zbulon anketa, është në korrelacion të zhdrejtë me këtë ndjenjë kuptimi: Sa më i pasur bëhet një vend, aq më të privuar nga kuptimi ndihen qytetarët e tij.
Forma 'U'
Studiuesit kanë vënë re prej kohësh se lumturia tenton të ndjekë një formë U-je gjatë rrjedhës së jetës: Lumturia e vetëraportuar bie gradualisht në moshë të re dhe të mesme dhe më pas arrin kulmin më vonë në jetë, duke filluar rreth moshës 50 vjeç. Ekonomisti David G. Blanchflower i Universitetit të Dartmouth i cili, së bashku me bashkautorin e tij Andrew J. Oswald, ishte pionier i hipotezës së formës U në vitin 2008 e ka replikuar rezultatin në 145 vende.
Ana e majtë e formës U do të tregonte se adoleshentët dhe të rinjtë tradicionalisht kanë qenë, mesatarisht, më të lumtur se njerëzit në moshë të mesme. Por, duke pasur parasysh rritjen e dokumentuar mirë të çrregullimeve të humorit të diagnostikuara tek adoleshentët dhe të rinjtë gjatë dekadave të fundit, mund të presim që ana e majtë të shtyhet poshtë në vlerësimet më të reja.