Bota

STUHI bore në Ukrainë! Humbin jetën 10 persona

Erërat dhe stuhitë e akullta përfshiu vendin që nga e diela, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke bllokuar rrugët.

f.t
STUHI bore në Ukrainë! Humbin jetën 10 persona
Ukrainë

UKRAINË- Dhjetë persona kanë humbur jetën nga stuhita e borës në Ukrainë. Gjithashtu 23 persona u plagosën, mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël. Stuhitë, era e fortë, shiu i dendur dhe reshjet e borës goditën pjesën më të madhe të Ukrainës më 26-27 nëntor, duke çuar në përmbytje, dëmtime në ndërtesa, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme trafiku.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko njoftoi se shërbimet e urgjencës ofruan ndihmë për 2,498 njerëz në rajon, duke përfshirë 162 fëmijë.

Makinat dhe autobusët rrëshqitën nga rrugët e ngrira dhe policia 'luftoi' me erërat e forta për të tërhequr automjetet. Gjithsej 411 vendbanime në 11 rajone humbën energjinë dhe më shumë se 1,500 automjete mbetën të bllokuara. Tetë autostrada në rajonet e Mykolaiv dhe Kirovohrad mbeten të mbyllura dhe trafiku është i kufizuar në seksionet e dy rrugëve në Odesa Oblast. 

Poll

MOS HUMB