Bota

Suedia, zyrtarisht anëtare e NATO-s

Dorëzimi i dokumenteve të pranimit nga Suedia pritet të bëhet në një ceremoni në Uashington.

E.K
Suedia, zyrtarisht anëtare e NATO-s
Flamuri i NATO-s dhe Suedisë

SUEDI- Qeveria suedeze vendosi zyrtarisht sot që vendi të anëtarësohet në aleancën e NATO-s. Këtë e bëri me dije ministrja e Energjisë Ebba Bush gjatë një konference për mediat. Dorëzimi i dokumenteve të pranimit nga Suedia pritet të bëhet në një ceremoni në Uashington. Suedia do të bëhet menjëherë anëtari i 32-të i NATO-s sapo të dorëzojë dokumentet zyrtare.

Sekretari i Pëgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e cilësoi këtë ditë si historike. 

“Kjo është një ditë historike. Suedia tani do të zërë vendin që i takon në tryezën e NATO-s, me të njëjtin fjalë në formësimin e politikave dhe vendimeve të NATO-s. Pas mbi 200 vitesh mosangazhim, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve. Suedia sjell me vete forca të armatosura të afta dhe një industri të klasit të parë të mbrojtjes. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt. Pranimi i sotëm tregon se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se çdo komb ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet.”

Anëtarësimi i Suedisë sjell në Aleancë burime të rëndësishme, nëndetëset e fjalës së fundit dhe një flotë të konsiderueshme me avionë ushtarakë Gripen të prodhimit suedez. Por ka mërzitur Moskën. Rusia ka kërcënuar se do të ndërmarrë “masa politike dhe ushtarako-teknike” në përgjigje të këtij akti të Suedisë, por pa dhënë detaje se cilat do të jenë këto hapa. Kjo pasi është kundër që një vend në kufi me të, të bëhet pjesë e NATOS. Por Suedia nuk do të jetë e vetmja. Aleancës pritet t'i bashkohet edhe Finlanda./ZËRI

Poll

MOS HUMB