Bota

Sunak anuloi takimin/ Mitsotakis refuzon zëvendëskryeministrin britanik

Sunak anuloi takimin një ditë pasi Mitsotakis tha për BBC se mermerët duhet të kthehen, pasi të kesh disa nga artefaktet në Londër dhe pjesën tjetër në Athinë ishte si të presësh përgjysmë Mona Lizën.

f.t
Sunak anuloi takimin/ Mitsotakis refuzon zëvendëskryeministrin
Kyriakos Mitsotakis dhe Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Kryeministri grek ka refuzuar një takim me zëvendëskryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Dowden, pasi ai u ofrua në vend të bisedimeve me Rishi Sunak. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohej me Rishi Sunak në Londër, por ky i fundit e anuloi takimin në minutën e fundit. 

'Shpreh shgënjimin e madh  për faktin që kryeministri britanik anuloi takimin tonë të planifikuar disa orë përpara se të zhvillohej,"-tha Mitsotakis.

Gjatë takimit midis dy homologëve do të diskutohej për Skulpturat e Partenonit, të njohura edhe si Skulpturat Elgin, të cilat kanë sjellë një grindje diplomatike mes qeverisë britanike dhe asaj greke. Anulimi i takimit nga ana e Sunak erdhi një ditë pasi Mitsotakis tha për BBC se mermerët duhet të kthehen, pasi të kesh disa nga artefaktet në Londër dhe pjesën tjetër në Athinë ishte si të presësh përgjysmë Mona Lizën.

Sipas një marrëveshjeje të propozuar që ka qenë në diskutim midis zyrtarëve grekë dhe Osborne që do të lejonte skulpturat të ktheheshin në Athinë në këmbim të ekspozimit të thesareve greke në Londër. Skulpturat janë thesare të lashta greke në Muzeun Britanik të dërguara në Britani të Madhe nga diplomati britanik Lord Elgin në fillim të shekullit të 19-të.

Poll

MOS HUMB