Bota

Sunak bisedë me Macron, çfarë biseduan liderët e Britanisë dhe Francës

Dy liderët ranë dakord, që banorët në Gaza kanë nevojë për ndihma të tjera, me ushqim, karburant dhe ujë. Ata u shprehën se zgjidhja më e drejtë është ajo me krijimin e dy shteteve.

D.XH
Sunak bisedë me Macron, çfarë biseduan liderët e
Sunak dhe Macron

ANGLI - Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike. Gjatë bisedës, ata nënvizuan rëndësinë e dërgimit e ndihmave në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Të dy liderët kanë folur edhe për operacionin e Izraelit në Gaza, duke shprehur shqetësime, për faktin se lufta mund të përshkallëzohet në rajonin e Lindjes së Mesme.

"Ata ranë dakord të punojnë së bashku në përpjekjet për të siguruar ushqim, karburant, ujë dhe ilaçe të rëndësishme për ata që kanë nevojë, dhe për të nxjerrë jashtë enklavës shtetasit e huaj”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Britanisë së Madhe.

Të dy liderët ranë dakord se zgjidhja më e mirë e çështjes është ajo me krijimin e dy shteteve të pavarura.

Militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1400 njerëz, kryesisht civilë.

Që nga sulmi i Hamasit, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 8000 palestinezë janë vrarë, teksa gjysma e tyre janë fëmijë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB