Bota

Surprizë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Mike Pence tërhiqet nga gara

Ai tha se gjithsesi, nuk do të tërhiqej nga lufta për vlerat konservatore.

F.m
Surprizë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Mike Pence
Mike Pence

SHBA- Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Njoftimin e bëri vetë Pence, teksa ndodhej në Koalicionin Republikan Hebre në Las Vegas sot.

“Pas shumë lutjesh dhe diskutimesh, kam vendosur të pezulloj fushatën time për president, duke hyrë në fuqi menjëherë”, tha ai.

“Unë kurrë nuk do të largohem nga lufta për vlerat konservatore dhe nuk do të ndalem kurrë së luftuari për të zgjedhur liderët parimorë republikanë në çdo zyrë në vend, prandaj më ndihmo Zoti,”- shtoi Pence.

Pence do të kandidonte përballë Donald Trump dhe Presidentit aktual Joe Biden. Ai është kandidati i parë i madh që largohet gara.

Poll

MOS HUMB