Bota

Tarifat e Trump/ Gjermania gati të tërheqë rezervat e arit nga SHBA, vlera shkon në 113 miliardë euro

Vlera arit përllogaritet rreth 113 miliardë euro.

I.F
Tarifat e Trump/ Gjermania gati të tërheqë rezervat e arit nga
FOTO ILUSTRUESE

BERLIN- Gjermania po shqyrton si mundësi tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA, për shkak të tarifave të fundit të njoftuara nga presidenti Donald Trump. Prej dekadash, Gjermania ka mbajtur më shumë se 1200 ton arë, në SHBA, pothuajse 30% rezervave të saj totale, në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New York. Vlera arit përllogaritet rreth 113 miliardë euro. Stoqet e arit, janë ruajtur historikisht jashtë vendit, në mënyrë që nëse Gjermania do të përballej me një krizë financiare, do të përdorte arin si burim të ardhurash.

Por zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokristian (CDU), i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.

“Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderëitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani.

Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, ra dakord me të: Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet.

Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods./ZËRI

Poll

MOS HUMB