
FRANCË- Aleatët e presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën paralajmëruan presidentin francez Emmanuel Macron se çdo trupë që ai dërgon në Ukrainë do të ketë të njëjtin fund si "Grande Armee" e Napoleon Bonapartit, pushtimi i të cilit në Rusi në 1812 përfundoi me vdekje dhe disfatë.
Macron 'hapi derën' të hënën duke u shprehur që të gjitha vendet evropiane duhet të dërgonin trupa në Ukrainë. Komentet e tij bënë që një mori vendesh të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, të dilnin menjëherë me një deklaratë duke u shprehur se nuk kishin plan të vazhdonin nismën e Macron. Deklarata solli edhe reagimin nga Kremlini që paralajmëroi se konflikti midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA do të ishte i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë.
Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Shtetit, i dhomës së ulët të parlamentit rus dhe një aleat i ngushtë i Putinit, tha se Macron dukej se e shihte veten si Napoleoni dhe e paralajmëroi atë të mos ndiqte gjurmët e perandorit francez.
"Për të ruajtur pushtetin e tij personal, Macron nuk mund të mendonte asgjë më të mirë sesa të ndizte një luftë të tretë botërore. Iniciativat e tij po bëhen të rrezikshme për qytetarët e Francës. Përpara se të bënte deklarata të tilla, do të ishte e drejtë që Macron të kujtonte se si përfundoi për Napoleonin dhe ushtarët e tij"- tha Volodin në burimin e tij zyrtar të mediave sociale.
Pushtimi i Rusisë i Napoleonit në 1812 fillimisht bëri përparim dhe pushtoi Moskën. Por taktikat ruse e detyruan Grande Armee-n e tij në një tërheqje të gjatë dhe qindra mijëra njerëz të tij vdiqën si pasojë e sëmundjeve, urisë dhe të ftohtit rus.
Edhe ish-presidenti Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, pretendoi se Macron kishte iluzione të rrezikshme madhështie dhe tha se deklarata e tij ishte një shembull se sa i gabuar i një mendimi politik perëndimor.
"Trashëgimtarët e vegjël dhe tragjikë të Bonapartit, duke u përpjekur të mbahen mbi epoletat (spaletat) e arta të grisura 200 vjet më parë, janë të etur për hakmarrje me përmasat Napoleonike dhe po nxjerrin marrëzi nga goja që janë edhe jashtëzakonisht të rrezikshme," tha ai.
Medvedev, që dikur shihej si një reformator, e ka rimodeluar veten që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai ka lëshuar një sërë deklaratash luftarake, duke sulmuar Perëndimin dhe duke paralajmëruar për rrezikun e një apokalipsi bërthamor.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se deklarata e Macron kishte zbuluar se vendet e tjera perëndimore, ndryshe nga Macron, i kuptonin rreziqet e një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis trupave të NATO-s dhe Rusisë.
"Udhëheqësit e shumë qeverive evropiane shpjeguan shpejt se ata nuk po planifikojnë dhe nuk po planifikojnë asgjë të tillë. Kjo tregon se ata e kuptojnë rrezikun."
Vetë presidentët, as Putin dhe as Macron, nuk kanë komentuar më tej./ZËRI