Bota

Të plagosurit transportohen me karroca në Gazë

Situata në enklavë është tepër kritike. Banorët janë duke gjetur mënyra alternative për transportin.

D.XH
Të plagosurit transportohen me karroca në Gazë
Gaza

GAZA- Situata në enklavë po përkeqësohet çdo ditë e më tepër, pasi furnizimet me ushqim e ujë po mbarojnë, bombardimet izraelite vazhdojnë dhe njerëzit po detyrohen të ndërmarrin edhe veprime ekstreme.

Banorët janë duke përdorur karrocat me gomerë, që të transportojnë të plagosurit.

Në spitalin Shifa ka mbaruar ushqimi dhe uji po shkon drejt fundit. Duke mos pasur kushtet më minimale, njerëzit po vdesin nga uria.

Po ashtu, shumë persona nuk lëvizin dot. Kjo, për shkak të bombardimeve që kryen Izraeli, por edhe për shkak të luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit, në disa pjesë të enklavës.

Mungesa e karburantit ka bërë, që në enklavë të gjenden zgjidhje alternative. Për transport, në vend të makinave po përdoren karrocat e kafshëve. Edhe furrat e bukës po vuajnë mungesën e karburantit, me disa prej tyre që po përdorin energjinë diellore.

Situata në enklavë është vështirësuar së tepërmi. Ushtria izraelite ka hyrë në Gazë, ndërsa në disa zona ka edhe luftime./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB