Bota

Të rinjtë francezë i 'bëjnë dalje' Macron-it

Siç raporton gazeta Le Figaro, një sondazh i kryer nga Instituti CSA në emër të mediave franceze, CNEWS, Europe 1 dhe JDD, tregon se përqindja e të rinjve, nga mosha 18 deri në 24 vjeç, që duan dorëheqjen e liderit francez është në rritje, deri në 76%.

E.K
Të rinjtë francezë i 'bëjnë dalje' Macron-it
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron është nw njw situatw tw vwshtirw pasi 57% e bashkëqytetarëve të tij duan që ai të japë dorëheqjen nëse ai humbet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas një sondazhi të ri. Deri më tani, forca e parë në zgjedhje pritet të jetë partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Siç raporton gazeta Le Figaro, një sondazh i kryer nga Instituti CSA në emër të mediave franceze, CNEWS, Europe 1 dhe JDD, tregon se përqindja e të rinjve, nga mosha 18 deri në 24 vjeç, që duan dorëheqjen e liderit francez është në rritje, deri në 76%.

Ka mundësi që shumica e bashkëqytetarëve të Macron po i tregojnë ‘’derën e daljes’’, megjithatë ai nxitoi të sqarojë sot në një konferencë për shtyp se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare (30 qershor raundi i parë dhe 7 korrik i dyti) ai nuk do të largohet nga pallati Elysee./ZËRI

Poll

MOS HUMB