
SHBA- Të shtëna ma armë zjarri janë raportuar në Washington. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit paraprak nga policia, të shtënat u raportuan rreth orës 03:0 (ora lokale) në kryqëzimin pranë Qendrës Rekreative Kennedy, shkruajnë mediat e huaja.
Është e paqartë se kush hapi zjarr ose çfarë çoi në të shtënat, të cilat ndodhën rreth një duzinë blloqe në verilindje të Shtëpisë së Bardhë. Policia nuk ka bërë të ditur asnjë të arrestuar apo emra të të dyshuarve për këtë rast. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore./ZËRI