
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjatë natës zonën e Barit në Itali, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal, ka humbur jetën një vajzë 19-vjeçare.
Gjatë konfliktit ka mbetur gjithashtu i plagosur rëndë edhe një djalë 20-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë paraqiten jashtë rrezikut për jetën, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura.
Të shtënat me armë u regjistruan pas një konflikti që ndodhi mbrëmë në një klub në Molfetta, në veri të Barit. Hetimet për ngjarjen po koordinohen nga prokuroria antimafia e Barit, pasi dyshohet se në ngjarje janë përfshirë anëtarë të një grupi mafioz.
Pas ngjarjes, pronari i lokalit shprehu keqardhjen e tij për familjen e viktimës, dhe të plagosurve, ndërsa tha se edhe ai vetë ishte shënjestër e akteve barbare.
“Jemi viktima të këtyre akteve barbare, jemi pranë familjes së viktimës në këto momente”. /ZËRI