Bota

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, një i plagosur

I plagosuri është dërguar në spital.

F.m
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, një i plagosur
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, këtë pasdite. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. I plagosuri është dërguar në spital. Ai mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende se kush është autori i plagosjes.

Njoftimi:

Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje.

Poll

MOS HUMB