Bota

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, tre persona të plagosur

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa gjendja e të plagosurve është e stabilizuar.

E.K
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në
Foto ilustruese

GJAKOVË- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Gjakovë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa gjendja e të plagosurve është e stabilizuar. Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, ka thënë për Koha.net se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informacionet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe personave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar”, ka thënë Elezaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB