
SHBA- Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Perry, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj nxënësve të shkollës “Perry”, dhe më pas ndaj vetes. CNN shkruan se ngjarja ndodhi kur pritej që nxënësit e kësaj shkolle ti ktheheshin mësimit pas pushimeve për festat e fundvitit.
Sipas raportimeve si pasojë e të shtënave kanë mbetur disa persona të vdekur dhe disa të plagosur, por ende nuk ka një informacion të plotë mbi dinamikën e ngjarjes.
Zyrtarë të lartë kanë reaguar për ngjarjen, ndërsa një reagim ka ardhur dhe nga Shtëpia e Bardhë. Në një deklaratë për mediat, Sekretarja e Shtypit Karine Jean-Pierre u shpreh se “mjaft është mjaft”.
Karine Jean-Pierre: Ne jemi vetëm disa ditë në vitin e ri dhe po flasim për një tjetër sulm me armë, dhe kjo është pikëlluese, zemërthyese. Mjaft është mjaft.
Policia ndodhet në terren dhe klasat e shkollave të zonës janë boshatisur, ndërkohë që autoritetet thonë se ky është sulmi i dytë në 4 ditët e para të këtij viti./ZËRI