Bota

Telashe të reja për presidenten e Harvardit, Claudine Gay mohon akuzat

Akuzat e reja kundër saj erdhën nga dy blogerë, Christopher Ruffo dhe Christopher Brunet , të cilët akuzuan Gay-n për plagjiaturë në disertacionin e saj të doktoraturës në vitin 1997.

f.t
Telashe të reja për presidenten e Harvardit, Claudine Gay mohon akuzat
Claudine Gay

BRITANI E MADHE- Presidentja e Harvardit, Claudine Gay përveç antisemitizmit, po akuzohet edhe plagjiaturë. Ndërkohë vetë Gay e vendosur nën kritika dhe nën presjonin për të dhënë dorëheqjen, ka mohuar akuzat për plagjiaturë  gjatë karrierës së saj akademike. Gay mbrojti njohuritë e saj akademike dhe integritetin e punës së saj, duke thënë se ajo gjithmonë ka punuar shumë për të siguruar standardet më të larta.

Gjithashtu profesoresha Gay javën e kaluar ishte pyetur gjatë një seance dëgjimore në Kongres se a përbëjnë shkelje të kodit të sjelljës thirrjet për gjenocid ndaj hebrenjëve gjë për të cilën ajo u përgjigj se varet nga konteksti.

Akuzat e reja kundër akademikut erdhën nga dy blogerë, Christopher Ruffo dhe Christopher Brunet , të cilët akuzuan Gay-n për plagjiaturë në disertacionin e saj të doktoraturës në vitin 1997. Dy blogerët pretenduan se shkencëtari politik përdori fraza fjalë për fjalë nga studimet e autorëve Lawrence Lobo dhe Franklin Gillian , si dhe akademike Carol Swain.

Kujtojmë se, pas dorëheqjes së papritur të shtunën të presidentes së Universitetit të Pensilvanisë (UPenn) Elizabeth Magill për shkak të akuzave për antisemitizëm në universitetet amerikane, presioni politik si nga SHBA ashtu edhe nga Izraeli po rritet në kurriz të Harvardit.

Kritikët, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, thonë se drejtuesit e universiteteve elitë amerikane kanë dështuar t'i japin përgjigje rritjes së antisemitizmit në kampuse. Në një intervistë të enjten për gazetën studentore "The Crimson", presidentja e Harvardit, Claudine Gay, tha se ajo u përfshi në një shkëmbim të nxehtë në një seancë dëgjimore të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nuk arriti të denonconte siç duhet, kërcënimet për dhunë ndaj studentëve hebrenj.

Ligjvënësit republikanë akuzuan këto universitete se kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje për studentët hebrenj ndërsa drejtuesit e tyre refuzuan të thonë qartë nëse thirrjet e grupeve studentore pro-palestineze, për kryerje të gjenocidit ndaj hebrejve, thyejnë kodin për bulizëm dhe ngacmim./ZËRI

Poll

MOS HUMB