Bota

Telefonata Putin-Trump, Zelenskyy: Mos merrni vendime pa ne!

Zelenskyy thotë se Kievi po shqyrton një takim të nivelit të lartë midis Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe.

k.m.
Telefonata Putin-Trump, Zelenskyy: Mos merrni vendime pa ne!
Volodymir Zelenskyy

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka bërë reagimin e tij të parë pas bisedës telefonike që patën presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin. Sipas raportimeve të mediave të huaj, mësohet se Zelenskyy i ka kërkuar presidentit amerikan që të mos marrë vendime pa praninë e Ukraninës.

“I kërkova të mos merrte asnjë vendim në lidhje me Ukrainën pa ne para bisedës së tij me Putinin. Këto janë çështje parimore për ne dhe shumë të rëndësishme. Një armëpushim është i nevojshëm, siç sugjeroi vetë Presidentit Trump, dhe nëse kjo nuk ndodh, sanksionet do të jenë të nevojshme,”- tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp.

Po ashtu, Zelenskyy thotë se Kievi po shqyrton një takim të nivelit të lartë midis Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe. Për të, ky do të jetë një hap drejt përfundimit të luftës. Pasi foli sot me Trumpin, ai tha se dëshiron që takimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se mund të organizohet nga Turqia, Vatikani ose Zvicra. Thirrja e tij e mëparshme me presidentin amerikan çoi në një bisedë me udhëheqësit e Francës, Finlandës, Gjermanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

"Jam shumë i përqendruar, është një kohë sfiduese (jo e lehtë) për ne tani,"-shtoi presidenti. Ndërsa theksoi edhe se një shkëmbim i madh të burgosurish midis dy vendeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj sektorëve bankarë dhe të energjisë ruse./ZËRI

Poll

MOS HUMB