
SHBA- Mund të jetë e vështirë të hapesh me një prind, por ndonjëherë, rezultati mund të arrijë shumë. Një video e postuar në TikTok nga Kat Jaranilla (@jaranillakat) është bërë virale pasi ajo i telefonoi babait të saj ndërsa po përballej me një ndarje nga i dashuri i saj, me të cilin kishte 5 vjet lidhje. Ai i dha asaj tre këshilla për ndarjen, të cilat ajo i ndau me botën. Që nga postimi i videos, ajo ka marrë mbi 780,000 shikime dhe 90,000 pëlqime.
“Kam qenë duke qarë prej një ore me babin tim, për mënyrën sesi po luftoj për të ecur përpara nga një lidhje gati pesë-vjeçare, dhe këtu janë tri gjëra që ai tha që më ngelën në mendje”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
"Kjo është në rregull. Nuk ka asnjë afat kohor për shërim. Ndonjëherë, nuk ka asgjë të keqe me ju të dy, ndoshta ju thjesht nuk jeni për njëri-tjetrin. Ndoshta do të ktheheni bashkë, por për momentin, bëni më të mirën tuaj për t’u rritur, kështu që kur gjërat të kthehen në vendin e tyre, do të jepni më të mirën për njëri-tjetrin”,- i tha ai vajzës së tij.

Jaranilla i tha Newsweek se ajo i telefonoi babait të saj kur kuptoi se nuk po e përballonte vetë. Ajo tha se thirrja e babait të saj ishte e para për të për këtë lloj këshille. Jaranilla tha se të dy folën vetëm për një orë sepse babai i saj ishte në një pushim dreke dhe duhej të kthehej në punë. Por edhe ajo kohë e shkurtër bëri një ndryshim të madh./ZËRI