
IRAN- Televizioni shtetëror i Iranit ka transmetuar vazhdimisht një video nga Kili që është përfshirë nga flakët, duke pretenduar se është pamje e raketave që godasin objektivat në Izrael.
Klipi, i transmetuar disa herë gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të sulmit hakmarrës të Iranit, tregon një autostradë në plan të parë, ndërsa një zjarr i madh e bën qiellin e natës të kuq.
Një grua dëgjohet duke folur në spanjisht. Por pamjet nuk janë të lidhura me sulmin hakmarrës të Iranit kundër Izraelit.
BBC ka publikuar versionin origjinal të klipit, që është postuar në TikTok në shkurt, dhe tregon se bëhet fjalë për një zjarr në Kili, në Vina del Mar.
VIDEOJA që po publikohet si sulm iranian, por është regjistruar në Kili: