
SHBA- Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite u vranë në një të shtënë jashtë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC, ku Komiteti Hebraik Amerikan po organizonte një aktivitet të mërkurën në mbrëmje.
Burri dhe gruaja e vrarë, të identifikuar si Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, ishin një “çift i ri që do të fejoheshin”, sipas ambasadorit të Izraelit në SHBA. Lischinsky, 30 vjeç, ishte asistent kërkimor në departamentin politik në ambasadë, ndërsa Milgrim, 26 vjeç, organizonte udhëtime në Izrael, sipas ministrisë së jashtme izraelite.
I dyshuari i vetëm u identifikua si 30-vjeçari Elias Rodriguez nga Çikago , i cili brohoriti "Liri, Palestinë e lirë" ndërsa ishte në paraburgim, tha policia. Dëshmitarët okularë i thanë CNN se autori i dyshuar i të shtënave priti që policia të mbërrinte përpara se të thoshte se "e bëri për Gazën".
Presidenti Donald Trump tha se antisemitizmi, “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha sot se zyrtarët federalë dhe lokalë po punojnë së bashku në hetim dhe se autori i ngjarjes “do të ndiqet penalisht në masën më të plotë të ligjit”.