
SEUL- Koreja e Jugut ka urdhëruar civilët që të evakuojnë ishujt Yeonpyeong dhe Baengnyeong përgjatë kufirit me Veriun në Detin e Verdhë. Vendimi u mor pasi Pheniani lancoi qëlloi rreth 200 predha artilerie në brigjet e saj perëndimore. Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes, duke e cilësuar “akt provokues” atë të Koresë së Veriut. Seuli iu përgjigj zjarrit nga ishulli Yeonpyeong në kufi.
Shkëmbimi i zjarreve mes dy Koreve është i pari që nga nëntori i vitit 2023, kur të dy vendet u tërhoqën nga një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake, e cila kishte zgjatur që nga viti 2018. Fjalët e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Jong nxitën gjithashtu klimën e tensionit.
"Ky është një akt provokues që kërcënon paqen në Gadishullin Korean. Ndërprisni këto veprime sepse ndryshe do të marrim masat e duhura për të kthyer përgjigje,"-tha Ministria.
Pak orë para të shtënave, lideri i Koresë së Veriut kishte marrë një kërkesë për të rritur prodhimin e raketave. Kërkesa vinte nga Moska.
"Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut ka prodhur së fundmi sisteme lëshimi dhe disa raketa balistike për Rusinë,"-tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.
Koreja e Veriut kreu një numër rekord testesh të raketave balistike në vitin 2023, në kundërshtim me rezolutat e shumta të Kombeve të Bashkuara. Vendi e ka "gdhendur" statusin e saj si fuqi bërthamore në Kushtetutë./ZËRI