Bota

Tensionet Kosovë-Serbi/ Macron: Dy shtetet të arrijnë marrëveshje

Por më tej Macron shtoi se pavarësisht situatës që mbizotëron mes dy vendve ai shprehet se nuk ka rrezik për një rifilloim të konfliktit nmë Kosovë.

E.K
Tensionet Kosovë-Serbi/ Macron: Dy shtetet të arrijnë
Emmanule Macron, ALbin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

LOZANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron është shprehur i shqetësuar sa i përket situatës së tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe u ka bërë thirrje palëve që të pranojnë planin franko-gjerman dhe të ulën në tryezën e dialogut.

Gjatë fjalës së tij në një takim me studentët e Universitetit të Lozanës, lideri francez u shpreh se shpreson që Albiun Kurti dhe Alekjsandër Vuçiç ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve.

Por më tej Macron shtoi se pavarësisht situatës që mbizotëron mes dy vendve ai shprehet se nuk ka rrezik për një rifilloim të konfliktit nmë Kosovë.

Emmanuel Macron: Tensionet janë qetësuar paksa tani. Jam i shqetësuar për këto pjesë, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë.

Procesi i dialogut synon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së. Palët arritën dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por shumë prej tyre nuk u zbatuan kurrë. Një nga to është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe pse ka marrëveshje nga viti 2013 për të, zyrtarët në Prishtinë thonë se e tillë siç është, do të ndikonte keq në funksionalitetin e shtetit dhe kanë dalë me disa propozime të tjera për rregullimin e çështjeve të komuniteteve pakicë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB