Bota

Tentoi të pengonte grabitjen e një gruaje, vritet 26-vjeçari, plagoset shoku i tij

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, në Corso del Popolo qendrore. Dy djemtë tentuan të ndalojnë grabitësin që kishte sulmuar gruan, i cili nxorri një thikë dhe i goditi të dy.

M.M
Tentoi të pengonte grabitjen e një gruaje, vritet 26-vjeçari,
Foto ilustruese

ITALI- Një 26-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Venecia, pas një përleshje me një grabitës. I identifikuar si Giacomo Gobbato, 26-vjeçari mori disa goditje me thikë në momentin kur po ndalonte grabitjen e një gruaje. Sulmuesi u arrestua pak minuta më vonë nga Policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, në Corso del Popolo qendrore. Dy djemtë tentuan të ndalojnë grabitësin që kishte sulmuar gruan, i cili nxorri një thikë dhe i goditi të dy.

Mediat lokale raportojnë se në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë Policia dhe ambulanca, por Gobbato ka qënë në një gjendje shumë të rëndë dhe ka ndërruar jetë pas transportit për në spitalin Angelo. Edhe sulmuesi kishte pësuar disa lëndime në këmbë, por ishte jashtë rrezikut për jetën./ ZËRI

Poll

MOS HUMB