
Pamje nga operacioni
MILANO- Një 31-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se është i përfshirë në një grup kriminal. Shqiptari u arrestua teksa po përgatitej të shiste 93 kilogramë kokainë në Monza dhe Milano.
Sipas Prokurorisë së Milanos vlera e saj në treg arrin në 4 milionë euro.
Operacioni u krye gjatë mbrëmjes të së dielës në Seregano, në Brianza. Ai u arrestua pasi policia po hetonte një grup që trafikonte lëndë narkotike në qytetet veriore të Italisë. Policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal. /ZËRI
Poll