Bota

Tentuan të kalonin Kanalin Anglez me gomone, humbin jetën dy emigrantë

Në varkë ndodheshin 56 emigrantë.

f.t
Tentuan të kalonin Kanalin Anglez me gomone, humbin jetën dy
FOTO ILUSTRUESE

BRITANI E MADHE- Dy emigrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël. Incidenti ndodhi në det të hapur midis Calais dhe Dunkirk, në Francë, të dielën në mëngjes, raporton BBC.

Më shumë se 50 emigrantë u shpëtuan nga e njëjta varkë e vogël dhe operacioni është në vazhdim. Në varkë ndodheshin 56 emigrantë. Dy persona ishin pa ndjenja kur ekuipazhet mbërritën në vendngjarje dhe më vonë vdiqën, ndërsa 54 u kthyen në mënyrë të sigurtë në portin në Calais. Zyrtarët francezë thanë se 25 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kapërcyer korsinë më të ngarkuar të anijeve në botë këtë vit.

Kjo tragjedi e fundit nënvizon rreziqet e tmerrshme të kalimeve me varka të vogla dhe ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar kriminelët e pashpirt që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur. Sipas Observatorit të Migracionit, 12,646 mbërritje me varka të vogla u zbuluan në gjysmën e parë të vitit 2024, 16% më shumë në gjysmën e parë të 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB