Bota

Terror në Kiev! Një person qëllon mbi turmën e kalimtarëve, 6 të vdekur, ekzekutohet edhe autori (VIDEO)

Sulmi ndodhi në një qendër tregtare, brenda ambienteve të një supermarketi. Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, tha se sulmuesi ishte një 58-vjeçar me origjinë nga Moska.

zh.ll
Terror në Kiev! Një person qëllon mbi turmën e
pamje nga vendngjarja-autori

UKRAINË- Një ngjarje e rëndë u regjistruan pasditen e sotme në Kiev. Një person i armatosur hapi zjarr në kryeqytetin e Ukrainës, të shtunën, duke vrarë të paktën 6 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Sulmi ndodhi në një qendër tregtare, brenda ambienteve të një supermarketi. Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, tha se sulmuesi ishte një 58-vjeçar me origjinë nga Moska.

Sulmuesi gjithashtu mori pengje në supermarket para se të vritej gjatë një përpjekjeje për arrestim, thanë zyrtarët.

Një video e publikuar nga media e njohur ukrainase, “Ukrainska Pravda”, tregon një person me flokë të bardha, që duket se po vrapon me një armë të rëndë në dorë, duke krijuar një pamje shqetësuese dhe të pasigurt në qytet.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, deklaroi më vonë se sulmuesi u vra gjatë përpjekjes për ta arrestuar në Kiev.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka shprehur ngushëllime për familjet, ndërsa motivi i sulmit nuk dihet ende. Zelensky tha se autoritetet kanë nisur hetime dhe se “të gjitha rrethanat po sqarohen”./ZËRI

Poll

MOS HUMB