
PAMJE NGA NGJARJA
RUSI- Të shtëna në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk, një qytet afër Moskës. Sipas informacioneve fillestare, të paktën tre persona të maskuar kanë hapur zjarr. Të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën sipas vlerësimeve fillestare, raporton Ria Novosti. Ndërtesa më pas u dogj dhe tani është duke u evakuuar.
Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu "hodhën një granatë ose bombë, duke ndezur një zjarr. Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan. Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit të rëndë. /ZËRI
Poll