Bota

Terroristët serbë u stërvitën me makinat e SHBA? Reagon DASH

E.K
Terroristët serbë u stërvitën me makinat e SHBA? Reagon DASH
Mjetet Humvee

KOSOVË- Sulmi terrorist në Banjskë ka nxitur reagime të jashtëzakonshme Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare. Ekspertë të huaj kanë analizuar armatimin e grupit terrorist të udhëhequr nga krimineli serb, Milan Radojiçiç Sipas tyre, grupi terrorist stërvitjet i ka kryer duke përdorur pajisjet ushtarke që SHBA i kishte dhënë Serbisë. Për këto pretendime është përgjigjur edhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Eskpertë të huaj pretendojnë që grupi ka stërvitur në Serbi me pajisjet ushtarake që SHBA i kishte dhënë donacion Serbisë. Bëhet fjalë për automjetet ushtarake “Humvee”.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) në një deklarim për RTK kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisjet e ofruar nga Amerika në çdo vend të botës. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar se kjo çështje tashmë po shqyrtohet nga autoritetet e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Reagimi i tyre vjen pasi eksperti britanik dhe njohësi e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Eestminster, Aidan Hehir, kishte ngritur edhe një shqetësim tjetër rreth mjeteve ushtarake me të cilat janë stërvitur grupi terrorist në Serbi.

Ai ka komentuar pamjet që i publikoi të dielën Policia e Kosovës, ku shihen terroristët serb duke u stërvitur në Serbi. Ai ka thënë se duket që makinat janë “Humvee” amerikanë me të cilat sipas tij, janë trajnuar terroristët.

Profesori britanik ka thënë se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk duhet të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur këto mjete e dhëna donacion për të stërvitur terroristët.

“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Kutjojmë se 19 automjete ushtarake amerikane “Humvee” iu dhuruan donacion Serbisë në vitin 2017. Mbetet të shihet në ditëve nëse SHBA do të bëjë të ditur nëse makinat ushatarke “Humvee” janë përdorur gjatë stërvitjeve të grupit terrorist në bazat ushtarake të Serbisë.

Zhvillimi më i fundit që vjen nga Kosova është arrestimi i Milan Radoiçiç në Serbi, për të cilin Kosova ka kërkuar ekstradimin, pasi vetë ai mori përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Banjskë. Faktori ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj Serbisë, dhe ka kërkuar tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Sot është hapur pas 10 ditësh pika e kalimit kufitar Kosovë-Serbi në Bërnjak, e cila u mbyll pas sulmeve të së dielës, ku u vra rreshteri Bunjaku./Zëri.ai  

Poll

MOS HUMB