
SHBA- Thellohet skandali në SHBA! Mike Waltz dhe ekipi i tij raportohen se kanë krijuar 20 grupe të ndryshme për të komunikuar në platformën e mesazheve “Signal” për të diskutuar punët e tyre mbi çështje sensitive të sigurisë Kombëtare. 4 persona brenda Shtëpisë së Bardhë folën në mënyrë anonime për “Politico”, duke thënë se Mike Waltz dhe ekipet e tij kanë diskutuar në këto grupe një sere çërshtjesh duke përshfirë Luftën në Ukrainë, spiunazhin Kinez, Luftën në Gaza, politikat e Lindjes së Mesme, zhvillimet në Afrikë dhe gjithashtu ato në Europë. Ky zbulim i Politico vjen vetëm disa ditë pas raportimeve nga revista “The Atlantic” që zbuloi skandalin e madh të administratës Trump, pasi kryeredaktori i kësaj reviste u shtua gabimisht në grupin ky zyrtarët amerikanë diskutuan sulmet ndaj rebelëve Houthi.
Në këtë grup Sekretari Amerikan I Mbrojtjes Pete Hegseth ndante detaje mbi sulmet dhe vendosjen e luftëanijeve Amerikane dhe trupave Ushtarak në Lindjen e Mesme. Administrata Trump ka mbrojtur përdorimin e Signal, duke argumentuar se aplikacioni nuk është i ndaluar në pajisjet qeveritare dhe është një nga mënyrat e miratuara të komunikimit, ndonëse diçka e tille nuk është e vërtetë. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, deklaroi për Politico se asnjë informacion i klasifikuar nuk është ndarë në këto biseda dhe se pretendimet e kunderta janë “100% të pavërteta”. Donald Trump ka mbrojtur këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare duke thënë se Mike waltz bëri një gabim për të cilin ka marrë mësimin e tij.
Përdorimi i nje aplikacioni Komercal në komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion i miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive. Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve./ZËRI