Bota

Thellohet SKANDALI/ Jo vetëm nënkryetarja, dy zyrtarë serb dhe një polic thithin kokainë në zyrë

Në pjesën e dytë të videos shihen disa persona të ulur në një dhomë dhe duke biseduar, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se konsumon lëndë narkotike.

f.t
Thellohet SKANDALI/ Jo vetëm nënkryetarja, dy zyrtarë serb dhe
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË- Pamje të reja janë publikuar nga ambjentet e komunës së Leposaviç, ku përveç nënkryetares Dragana Miletiç, e cila u shkarkua, punëtorë tjerë që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës janë kapur duke konsumuar kokainë në zyrë.

Në pamjet e siguruara nga Nacionale, dy prej punëtorëve, marrin drogë në zyrën e njëjtë ku shihej duke konsumuar edhe nënkryetarja tashmë e shkarkuar, Miletiç. Në pjesën e dytë të videos shihen disa persona të ulur në një dhomë dhe duke biseduar, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se konsumon lëndë narkotike. Madje dyshohet se njëri prej tyre është një polic serb me inicialet P.R.

Kujtojmë se nënkryetarja serbe Dragana Miletiç u shkarkua nga detyra pas publikimit të një videoje, ku ajo së bashku me një punonjës tjetër janë filmuar duke konsumuar kokainë në ambientet e zyrës së punës. E njohur si "Beba", ajo u kap duke konsumuar lëndë narkotike nga sifoni i tualetit dhe një tavolinë pune, e shoqëruar nga një koleg i saj, i cili po ashtu konsumon drogë me të.

Në deklaratën e saj Miletiç pretendon se është “detyruar” të konsumojë drogë dhe se e kanë kërcënuar se do t’i bombardojnë shtëpinë. Sa i përket skandalit kryetari i komunës Lulzim Hetemi paralajmëroi se do të shkarkohen të gjithë ata që vërtetohet se kanë qenë të përfshirë në veprime të tilla./ZËRI

Poll

MOS HUMB