
DUBAI- Jeta e presidentit iranian Ebrahim Raisi është në rrezik. Helikopteri, me të cilin ai po udhëtonte nga Irani për në Azerbajxhan është detyruar që të kryerje një ulje emergjente në Dubai. Por ulja nuk ka qenë e lehtë dhe është përshkruar nga televizioni shtetëror iranian si "e vështirë", pa dhënë menjëherë detaje.
Associated Press ka tjetër version. Sipas medias së huaj, ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë një helikopter të rrëzuar. Presidenti Ebrahim Raisi mund të jetë në bordin e helikopterit që është rrëzuar në Azerbajxhanin lindor.
Sipas Teheran Times, tre helikopterët mbanin ministra dhe zyrtarë të rangut të lartë, por një prej tyre tashmë mungon. Se çfarë ka ndodhur ende nuk është zbuluar. Raisi kishte qenë në Azerbajxhan herët të dielën për të inauguruar një digë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Diga është e treta që të dy kombet ndërtuan mbi lumin Aras. Por nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe as gjendja e presidentit iranian.
Raisi, 63 vjeç, konsiderohet si i besuari i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa analistë kanë sugjeruar se ai mund të zëvendësojë liderin 85-vjeçar pas vdekjes së tij ose dorëheqjes nga posti./ZËRI