Bota

Thyhet armëpushimi? Hamasi akuza Izraelit

Organizata militante palestineze u shpreh se Izraeli ka thyer armëpushimin.

D.XH
Thyhet armëpushimi? Hamasi akuza Izraelit
Gaza

GAZA- Hamasi akuzon Izraelin për një shkelje të hapur të armëpushimit në Rripin verior të Gazës. Grupi militant shtoi se është ende i përkushtuar ndaj armëpushimit, për sa kohë që armiku do të jetë përkushtuar ndaj tij.

Associated Press raporton se në një deklaratë, Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësve që të ndërhyjnë, sepse armëpushimi po thyhej nga ana e izraelitëve. Deklarata e Hamasit thotë se luftëtarët e Izraelit kanë kryer veprime ushtarake, në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.

Më herët, IDF tha se një numër ushtarësh u plagosën lehtë pasi tre mjete shpërthyen pranë trupave izraelite, në dy vende të ndryshme në Rripin verior të Gazës. Ushtria izraelite pretendoi se në një nga vendndodhjet, militantët gjithashtu hapën zjarr ndaj trupave ushtarake, të cilët u përgjigjën me zjarr.

Gjatë pauzës në luftime, luftëtarët izraelitë dhe të Hamasit janë në afërsi të njëri-tjetrit në Gazën veriore. Armëpushimi është në ditën e pestë. Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë në Gaza. Më tepër se 17500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB