
Pamje nga banesa e Netanyahut
TEL AVIV- Dy raketa janë hedhur në oborrin e rezidencës së kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Cezare. Si kryeministri Netanyahu, as familja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit.
Policia dhe Shin Bet (sigurimi i brendshëm) thonë se kjo ngjarje shënon një përshkallëzim të rrezikshëm.
Banesa e Netanyahut u sulmua edhe javën e fundit nga një dron që u nis nga Libani, e që goditi fasadën e banesës. Edhe kësaj here, kryeministri nuk ishte në banesë, ndërsa sulmi shkaktoi vetëm disa dëme materiale./ZËRI
Poll