Bota

Tragjedi në Itali, burri vret gruan dhe dy fëmijët e mitur. Shpëton e bija 17-vjeçare

Pasi vrau gruan dhe dy fëmijët e mitur, autori u vetëdorëzua në polici. Deri tani mbeten mister shkaqet e krimit të trefishtë

E.K
Tragjedi në Itali, burri vret gruan dhe dy fëmijët e mitur.
Vrasje e trefishte ne Itali

ITALI- Një tragjedi familjare ka ndodhur në Itali, ku një 54-vjeçar vrau gruan dhe dy fëmijët e tij 5 dhe 16 vjeç, në një prej provincave të Palermos. Krimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme, u denoncua nga vetë autori i krimit të trefishtë, i cili u vetëdorëzua në polici.

Vrasja e trefishtë në zonën e Palermos

Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi në shtëpinë në Altavilla Milicia, në provincën e Palermos, natën midis të shtunës 10 dhe të dielës 11 shkurt, kur një burrë, Giovanni Barreca, vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre të moshës 5 dhe 16 vjeç. Emanuel dhe Kevin. Alarmi është ngritur rreth orës 3 të mëngjesit.

Prokuroria e Termini Imerese po heton krimin dhe i ka deleguar hetimet Karabinierëve të departamentit të operacioneve për të rindërtuar atë që ndodhi.

Shpëtohet vajza 17 vjeçare

Një tërbim vrasës, shkaqet e të cilit do të zbardhen dhe bëhen të ditura në orët në vijim nga hetimet e prokurorisë. Vajza tjetër e 54-vjeçarit, një 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë veten. Nuk dihet ende sesi e reja ka mundur t’i shpëtojë tërbimit të babait të saj që gjatë natës kreu vrasjen e trefishtë në shtëpi.

Thirrja në polici për të dorëzuar veten

Dhe pasi vrau gruan dhe dy fëmijët adoleshentë, burri u dorëzua në polici. Në fakt, pasi ka kryer vrasjen e trefishtë, 54-vjeçari ka telefonuar policinë dhe i ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Burri më pas u takua me policinë në Casteldaçia aty pranë, ku u dorëzua pa bërë asnjë rezistencë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB