Bota

Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit

Shkak janë bërë temperaturat e larta që në Mekë kapin 51.8°C. Të gjithë ndërruan jetë nga vapa, e vetëm një u plagos pasi u shkel nga turma.

k.m.
Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin
Foto ilustruese

MEKË- Të paktën 550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme gjatë haxhit të këtij viti. Shkak janë bërë temperaturat e larta që në Mekë kapin 51.8°C. Të gjithë ndërruan jetë nga vapa, e vetëm një u plagos pasi u shkel nga turma. 323 nga viktimat ishin egjiptianë.

Pelegrinazhi vjetor, u zhvillua nga 14 deri në 16 qershor pavarësisht të nxehtit ekstrem. 

Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe besimtarët që janë të aftë duhet të bëjnë pelegrinazhin madhështor të paktën një herë në jetën e tyre. Por ky ritual fetar po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi saudit i publikuar në maj tha se temperaturat në vendet ku mbahen ceremonitë po rriten me 0.4°C çdo dhjetë vjet.

Rreth 1.8 milionë besimtarë morën pjesë në pelegrinazhin e madh këtë vit, shumica dërrmuese e tyre (1.6 milionë) ishin të huaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB