Bota

TRAGJEDI/ Pronari i fabrikës së ujit gjendet i vdekur me gruan në banesë

Bëhet e ditur se shkak i ngjarjes të jetë bërë rryma.

f.t
TRAGJEDI/ Pronari i fabrikës së ujit gjendet i vdekur me gruan në
Mic Tofa dhe Fatlinda Tofa

KOSOVË- Pronari i një fabrike uji në Junik të Kosovës dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Junik të Gjakovës ku Mic Tofa pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofa kanë humbur jetën tragjikisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku i QKMF-së. Bëhet e ditur se shkak i ngjarjes të jetë bërë rryma. 

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. /ZËRI

Poll

MOS HUMB