Bota

TRAGJIKE në Indonezi, e reja po bënte foto...por bie aksidentalisht në vullkan

Ajo përfundoi duke rënë mbrapsht në krater.

E.K
TRAGJIKE në Indonezi, e reja po bënte foto...por bie aksidentalisht
31-vjeçarja që vdiq

Një grua 31-vjeçare kineze pati një fund tragjik kur, në përpjekje për të bërë foto në lindjen e diellit, ajo ra nga një lartësi prej 76 metrash në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi. Aksidenti ndodhi më 20 prill në zonën Banyuwangi, gruaja dhe burri i saj ishin duke u ngjitur në shpat me një udhërrëfyes për të parë lindjen e diellit nga skaji i vullkanit.

TRAGJIKE në Indonezi, e reja po bënte foto...por bie aksidentalisht
Momenti i nxjerrjes së trupi

Por teksa 31-vjeçarja ka pozuar, fundi i saj është kapur në një moment, duke bërë që ajo të rrëzohet. Ajo përfundoi duke rënë mbrapsht në krater. Një foto e publikuar pas rënies së saj tregon gruan duke pozuar në buzë të vullkanit. U deshën më shumë se dy orë që ekipet e shpëtimit të nxirrnin trupin e saj.

Sipas raporteve të cituara nga Daily Mail, trupi i saj do të dërgohet në Bali përpara se të dërgohet në Kinë. Kompleksi i vullkanit Ijen ndodhet në provincën indoneziane Java Timor. Kompleksi është i njohur për zjarrin e tij blu, i cili krijohet nga dioksidi i squfurit që del nga krateri./ZËRI

Poll

MOS HUMB