
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klinë, Kosovë, ku një tren është përplasur me një makinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar në spitasl, ndërsa një tjetër humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
“Sot, rreth orës 12:35, kemi pranuar informacionin se në fshatin Jagodë – Klinë ka ndodhur një aksident ku një tren ka goditur një makinë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vend, ndërsa tre persona të tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka deklaruar Gashi./ZËRI