Bota

TRILLER në Janinë, gjendet një burrë i vrarë! MISTER arma në dorën e majtë

Trupi i tij duket se ka lëndime, por deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera pasi në vendngjarje pritet eksperti mjeko-ligjor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.

E.K
TRILLER në Janinë, gjendet një burrë i vrarë! MISTER
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Autoritetet greke janë vënë në alarm këtë të premte pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë. Sipas informacioneve paraprake kemi të bëjmë me një vrasje. Mediat greke shkruajnë se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vendin e ngjarjes, por e kanë zhvendosur trupin e burrit në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm. 

Burri u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër. Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë. Ndërsa ishte i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa trupi i tij ishte i ekspozuar. 

Trupi i tij duket se ka lëndime, por deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera pasi në vendngjarje pritet eksperti mjeko-ligjor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit. Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu./ZËRI

Poll

MOS HUMB